Sot është një ditë e jashtëzakonshme, që nuk ishte menduar më parë, tha kryeministri, Edi Rama, në Samitin BE-Ballkani Perëndimor

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka bërë thirrje që Kosovës t’i hiqen masat e vendosura nga Bashkimi Evropian

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka bërë thirrje që Kosovës t’i hiqen masat e vendosura nga Bashkimi Evropian. Këtë kërkesë, ai e bëri në ditën kur presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e nderoi atë me Urdhrin e Princit “Jaroslav i Urti”, që është dekorata më e lartë që ndan shteti ukrainas. Duke folur për raportet e tij me presidentin e Serbisë, kryeministri, Edi Rama ka shtuar më tutje se me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq nuk ka asgjë tjetër përveç marrëdhënies së interesit të Shqipërisë dhe të rajonit. “Qëndrimi i Shqipërisë ishte shumë i qartë dhe nuk ka pasur luhatje, qoftë kur kërkoi që Serbia të mos sanksionohet shkaku i qëndrimit ndaj Rusisë, qoftë edhe kur Tirana zyrtare konstatoi se Serbia bëri akt flagrant kur shpalli ditë zie për kriminelët e Banjskës dhe për vetë aktin e sulmit. Ne kërkojmë që Bashkimi Evropian të merr vendim për heqjen e masave ndaj Kosovës” theksoi mes tjerash, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Borut Pahor

Ish-kryetari i Sllovenisë, Borut Pahor thotë se është i gatshëm të bëhet emisar i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

Ish-kryetari  i Sllovenisë, Borut Pahor, ka gjasa të emërohet  emisar i Bashkimit Evropian për dialogun …