Nexhat Agolli ( 1914 - 1949), atdhetar, luftëtar i LANÇ-së, i likuiduar nga regjimi jugosllav i Titos

Nexhat Agolli ( 1914 – 1949), atdhetar, luftëtar i LANÇ-së, i likuiduar nga regjimi jugosllav i Titos

Nexhat Agolli, lindi më 9 qershor të vitit 1914 në Dibër të Madhe, është ekzekutuar nga regjimi antishtipar jugosllav i Titos më 28 prill të vitit 1949. Ishte jurist, aktivist gjatë Luftës së Dytë Botërore, politikan, nënkryetar i qeverisë së Republikës Socialiste të Maqedonisë.

I njohur në historinë e shqiptarëve të Maqedonisë për veprimtarinë e tij, kundër doktrinës naciobalshoviniste  serbe, për të cilën veprimtari edhe torturohet më 1949, përderisa ishte në funksion të nënkryetarit të qeverisë së Republikës së sapoformuar Socialiste të Maqedonisë.

Nexhati lindi në vitin 1914, në Dibër të Madhe. Mësimet e para i mori në Krumë të Kukësit në vitin 1928, më pas regjistrohet në gjimnazin e Tiranës, ndërsa studimet e larta të jurispondencës në Romë. Atje kryen studimet me notë të shkëlqyer dhe emërohet asistent në Fakultetin e Drejtësisë në Romë. Në vitin 1942 hyri në aradhat partizane në Shqipëri. Në vitin 1943 u kthye në Maqedoni dhe pa humbur kohë u inkuadrua në LANÇ-in. Ishte anëtar i Zonës së Parë Operative dhe në muajin tetor të vitit 1944 u kooptua në ASNOM-in. Mbas mbarimit të luftës kthehet në Shkup dhe zgjidhet ministër për Punë Sociale në Qeverinë e Parë të Maqedonisë. Për shkaqe të njohura nga historia bie në kundërshtim me sigurimin shtetëror të brendshëm jugosllav. Në muajin maj të vitit 1948, Nexhatin e shkarkojnë nga detyra e ministrit dhe prej sigurimit (UDB) veprimtaria e tij politike vëzhgohet nga afër. Pas shkarkimit caktohet udhëheqës i një ndërmarrjeje ekonomike në Shkup. Në kohën e Rezolutës së Byrosë Informative më 15 qershor 1948, Nexhati fillon të veprojë në pajtueshmëri me këtë rezolutë.

Në vitit 1948, Nexhati së bashku me disa udhëheqës të Maqedonisë përpiqen  të themelojnë një organizatë antijugosllave. Nuk kaloi shumë kohë, agjenti i UDB-së Pllaninski, zëvendësministër i Asistencës Sociale e dekonspiroi këtë grup. Kjo kishte si pasoj arrestimin e pjesëtarëve të grupit, dhe pas synimit për rezistencë fizike gjatë rrethimit të shtëpisë së tij më 15 prill 1949 ai arrestohet. Nexhati kishte vepruar në bashkëpunim me aktivistë të njohur të kohës në trojet shqiptare si Xheladin Hana i Gjakovës, Rifat Berisha i Drenicës e të tjerë

Rreth natës në mes 27 dhe 28 prillit ë vitit 1949, pas torturave shtazarake që zgjatën rreth 12 ditë, agjentët e federatës nga Beogradi vendosin ta vrasin në njërën nga qelitë e burgut të Shkupit. Trupi i pajetë, i përshkuar nga bajonetat e udbashëve, u bart nga qelia e njomur me gjakun e tij dhe u vendos pas mesit të natës në ora 2 në qendër të Sheshit të Shkupit, para shtëpisë së oficerëve, në fillim duke e nxjerrë nga makina me të cilën e transportuan atje, e largojnë 10-15 metra dhe nga kjo distancë kanë gjuajtur në kufomë. Më pas i kanë thirrur njerëzit e Prokurorisë dhe të Gjykatës së Lartë për të bërë procesverbalin e vrasjes, gjoja se ai ka dashur të arratiset nga burgu, por në ndërkohë, këta e kanë zënë dhe e kanë futur në makinë dhe se ai nga makina përsëri ështe përpjekur  për t’u arratisur. Pas torturave shtazarake në burgun e Idrizovës dhe ekzekutimit të kufomës në Sheshin e Shkupit, trupi i pajetë i Nexhat Agollit në konspiracion të plotë nga personat e UDB-së e kishin varrosur  tinëz në fshatin Matkë të Shkupit.

Kontrolloni gjithashtu

Spiro Dine (1844-1922), rilindës, atdhetar dhe mbledhës i folklorit

Spiro Dine (1844-1922), rilindës, atdhetar dhe mbledhës i folklorit

Spiro Dine lindi në Vithkuq të Korçës në vitin 1844. Mori pjesë në Lëvizjen e …