Seanca dështon pa kuorum, zgjedhja e presidentit shtyhet për të martën

Kuvendi i Kosovës ka mbyllur seancën e jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentit, pasi mungesa e kuorumit pamundësoi zhvillimin e votimit sipas procedurave kushtetuese. Kryesuesja e seancës, Albulena Haxhiu, njoftoi se vazhdimi i saj do të bëhet sot, duke u bërë thirrje deputetëve opozitarë të jenë të pranishëm. Në sallë ishin të pranishëm vetëm 64 deputetë. Nga votimi i zhvilluar, 63 deputetë votuan për Feride Rushitin, një votë doli e pavlefshme, ndërsa asnjë votë nuk shkoi për kandidaten tjetër, Hatixhe Hoxha. Për zgjedhjen e presidentit në dy raundet e para kërkohen të paktën 80 deputetë të pranishëm në sallë, çka bëri që procesi të mbetet i bllokuar. Dy emrat e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje për postin e presidentit janë Feride Rushiti, drejtoreshë e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, dhe Hatixhe Hoxha, drejtoreshë e shoqatës “Autizmi”.

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Gegë Lleshi, merr pjesë në Konferencën Ndërkombëtare ASDA 2026 në Zagreb

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Gegë Lleshi, së bashku me delegacionin e Ministrisë së Mbrojtjes, po merr …