Nexhat Ugljanin: Edhe pse kemi marrë një vendim për lirimin e Urës së Ibrit, zbatimin nuk e bëjmë ne, por ministri Xhelal Sveçla

Nexhat Ugljanin: Edhe pse kemi marrë një vendim për lirimin e Urës së Ibrit, zbatimin nuk e bëjmë ne, por ministri Xhelal Sveçla

Kryesuesi i Asamblesë Komunale të Mitrovicës Veriore, Nexhat Ugljanin, ka sqaruar lidhur me votimin që është ndërlidhur me lirimin e Urës së Ibrit për qarkullim për automjete. Ai ka thënë se propozimi ka ardhur nga një asambliste e Lëvizjes Vetëvendosje dhe është votuar me shumicë votash. Sipas propozimit për ndryshim në rendin e ditës ka ardhur deri tek kërkesa që të shtohet në rendin e ditës edhe pika për lirimin e hapësirës tek ura e Ibrit. Shumica ka vetuar për. Lirimin për automjete. Ura për 20 vjet është duke u revitalizuar, por qarkullimi i automjeteve s’ka qenë në disponim. Ne kemi marrë këtë vendim, sepse kërkesat janë nga qytetarët. Kuvendi Komunal nuk do të merret nëse ai vendim i është i zbatueshëm apo jo. Tashmë kjo çështje i takon Ministrisë së Pushtetit Lokal dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme, të Xhelal Sveçlës.

Kontrolloni gjithashtu

Shqipëria projekton buxhetin 10.15 miliardë euro për vitin 2027

Shqipëria parashikon një buxhet prej rreth 10.15 miliardë eurosh për vitin 2027, ndërsa Qeveria e …