Ndahet nga jeta në moshën 99 vjeçare Nexhmije Hoxha, gruaja e ish-liderit shqiptar Enver Hoxha

Nexhmije Hoxha: Ndërhyrja e Qeverisë së Shqipërisë për ta shembur banesën time është veprim fashist

Nexhmije Hoxha e ka quajtur fashist, planin e Qeverisë së Shqipërisë për të shembur banesën e saj, në kuadër të planit për zgjerimin e Unazës së Madhe. Ajo ka saktësuar  se banorëve u ishte thënë të linin banesat e tyre brenda disa ditëve dhe e cilësoi këtë urdhër si akt tipik fashist, raporton “Associated Press”.  Më herët, kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), Afrim Qendro, ka deklaruar se ndërtimi i “Unazës së Madhe”, në Tiranë,  do të shoqërohet me prishjen e një numri ndërtesash që janë të vendosura përgjatë segmentit nga “Pallati me Shigjeta” tek sheshi “Shqiponja”. Nga verifikimi në terren janë konstatuar 317 objekte që preken nga projekti. Ndërkohë banorët e Unazës së Re protestuan ndaj projektit që parashikon shembjen e shtëpive dhe bizneseve të tyre. Nexhmije Hoxha dhe familjarët e ish udhëheqësve kryesorë shqiptarë janë zhvendosur prej kohësh në rrethinat e Tiranës.

Kontrolloni gjithashtu

Kabashi-Ramaj i kërkon Kurtit shkarkimin e dy ministrave pas vrasjes së Arlinda Zekajt

Deputetja e PDK-së, Besa Kabashi-Ramaj, i ka kërkuar kryeministrit Albin Kurti shkarkimin e ministrit të …