Covid

Nga 52 raste me COVID-19 që janë në Klinikës Infektive 40 janë në gjendje stabile, 11 të tjerë janë me oksigjeno-terapi

Sipas raportit ditor të Klinikës Infektive, sot më 17.04.2020, janë të hospitalizuar 52 raste me COVID-19. Sipas njoftimit 40 raste janë në gjendje stabile, 11 raste janë në trajtim me oksigjeno-terapi dhe përkujdesje intensive. Në mjekimin intensiv janë në gjendje kritike 2 pacientë, prej të cilëve njeri është në oksigjeno-terapi dhe përkujdesje intensive si dhe një paciente është në ventilim mekanik. Bëhet e ditur se sot, do të lirohen edhe 5 pacientë të shëruar nga COVID-19. Ndryshe, në ora 12:30, para Klinikës Infektive do të prononcohen mjekët specialistë lidhur me gjendjen e pacientëve.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …