Bashkësisë Islame të Kosovës njofton besimtarët myslimanë se Muaji i Madhëruar Ramazan fillon më 13 prill 2021

Nga dita e sotme do të filloj falja e namazeve ditore në xhamitë e Kosovës përfshirë edhe namazin e xhumasë

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava, ka marr vendim për hapjen e xhamive të Kosovës për kryerjen e riteve fetare. Lajmi është bërë i ditur nga drejtuesit e xhamisë “Pavarësia”, të cilët citojnë rekomandimin e kreut të BIK-ut. “Hapen xhamitë. Në bazë të rekomandimit të Myftiut Tërnava, njoftojmë besimtarët, se nga sot do të filloj falja e namazeve ditore në xhami (përfshirë edhe namazin e xhumasë), gjithnjë në përputhje me vendimin e BIK-ut për respektim të masave preventive ndaj Covid 19”, thuhet në njoftim. Xhamitë u mbyllen Natën e Kurban Bajramit, ndërsa myftiu Tërnava kishte thënë se pezullimi i riteve fetare do të zgjatë deri më 10 gusht.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …