Ndonëse në kryeqytet janë 800 raste aktive me virusin korona, nuk parashihet mundësia e një mbylljeje totale në Prishtinë

Nga dita e sotme hyjnë në fuqi masat e reja të qarkullimit të vendosura nga Ministria e Shëndetësisë

Nga sot në orën 06:00, me qëllim të mbrojtjes së jetës së banorëve në komunat e Republikës së Kosovës nga pandemia Covid-19, me vendime të veçanta hyjnë në fuqi masat e reja të qarkullimit. Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, vendimet merren specifikisht për komunat e rrezikuara dhe për komunat e karantinuara. Këto masa kanë për qëllimi “parandalimin, luftimin dhe eliminimin e sëmundjes ngjitëse Covid-19. Sipas vendimeve lejohet qarkullimi i nënshtetasve mbi moshën 16 vjeç, vetëm për një orë e gjysmë në ditë, sipas orarit të përcaktuar javor në bazë të shifrës së parafundit të numrit të tyre personal. Ndërsa, për shtetasit e huaj i njëjti vendim vlen me numrin e fundit të pasaportës.

 

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni për Çështje Politike dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare, rekomandoi që Kosova të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës

Duke miratuar një projekt-opinion gjatë një takimi të mbajtur të mërkurën në Paris, bazuar në …