Nga dy testet për COVID-19, një ka rezultuar negativ dhe një pozitiv në Malishevë

Bazuar në rezultatet zyrtare të IKSHPK-së, kanë dalë rezultatet e dy testeve të bëra për COVID-19 nga Komuna e Malishevës. Një ka rezultuar negativ dhe një ka rezultuar pozitiv. Me rastin e ri të sotëm, numri i personave aktiv me COVID-19 në territorin e Komunës së Malishevës, është 11 persona. Gjendja me COVID-19 në Komunën e Malishevës, nga data 14 mars e deri më sot, është kjo:

91 të prekur

76 të shëruar

4 raste kanë përfunduar me vdekje

11 raste janë aktive

Kontrolloni gjithashtu

Shkolla “Bajram Curri” në Krushë të Madhe furnizohet me pajisje laboratorike

Drejtoria për Arsim në komunën e Rahovecit, ka filluar furnizimin e shkollave të komunës së …