Nga nesër do të fillon lirimi i hapësirës publike përgjatë rrugës “Ibrahim Mazreku” në Malishevë

Njoftohen të gjithë qytetarët, e në veçanti pronarët e objekteve në hapësirën publike, përgjatë rrugës “Ibrahim Mazreku”, në Malishevë, se nga nesër, e premte, 3 mars 2023, do të fillon lirimi i hapësirës së uzurpuar  publike. Për lirimin e hapësirës së uzurpuar publike, shfrytëzuesit janë lajmëruar me kohë nga komuna, sipas të gjitha procedurave ligjore. Luten të gjithë shfrytëzuesit e këtyre objekteve në hapësirën publike, që ti lirojnë vullnetarisht këto hapësira dhe ti largojnë gjërat me vlerë në objektet e tyre, pasi nga nesër do të fillon rrënimi i tyre dhe lirimi i hapësirës publike. Po ashtu, i njoftojmë të gjithë qytetarët, se lirimi i hapësirës publike do të vazhdoj edhe në pjesët tjera të qytetit.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi në 25-vjetorin e rënies, ka nderuar kujtimin për luftëtarin e UÇK- së dhe dëshmorin e kombit, Sadri Fazli Krasniqi

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashku me familjarë, bashkëpunëtorë e miq, në 25-vjetorin …