Nga sulmet izraelite në Gazë janë vrarë dhjetëra anëtar të një familje palestineze. Zyrtarët e shpëtimit kanë thënë se nga ky sulm brutal ajror, janë vrarë 76 anëtarë të një familjeje të madhe. Pak kohë më pare, shefi i Kombeve të Bashkuara paralajmëroi sërish se në Gazë nuk ka vend të sigurt dhe se ofensiva izraelite, që po vazhdon, po krijon pengesa të mëdha në shpërndarjen e ndihmave humanitare. Autoritetet shëndetësore në Gazë janë cituar të kenë thënë se mbi 20 mijë palestinezë janë vrarë gjatë luftës dhe mbi 53 mijë janë plagosur gjatë ofensivës së ushtrisë së Izraelit kundër Rripit të Gazës gjatë luftimeve që po zhvillohen kundër Hamasit.
Kontrolloni gjithashtu
Burim Ramadani, paralajmëron krizë të thellë institucionale dhe buxhetore në Kosovë
Kosova po përballet me një krizë të thellë institucionale dhe politike, paralajmëron eksperti i sigurisë, …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
