Nga të reshurat tash e tre ditë gjendja në komunë e Deçanit është e qetë

Si pasojë e përkeqësimit  të kushteve atmosferike të përcjellura me reshje shiu dhe erëra të forta të cilat kanë filluar nga dita e Dielën më dt 06.11.2016 në territorin e Komunës së Deçanit nuk është paraqitur ndonjë vështirësi e madhe për të rrezikuar jetën e qytetarëve të komunë së Deçanit.

Nga të reshura që kanë ra pa nda nuk kanë paraqitur ndonjë vështirësi tha Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe Shërbime Publike z.Izet Zenuni. Ai më tutje shtoi se ekipi i emergjencave dhe njësiti i Zjarrfikësve  nga komuna e Deçanit ka dalë në teren për te parë nga afër gjendjen ku kanë vizituar zonat të cilat deri më tani janë më të rrezikuara nga vërshimet në fshatrat  Baballoq, Shaptej, Gllogjan, Gramqel, Carrabreg i Ulët, Dubovikë, Strellc i Epërm aty ku deri më tani kanë qenë pika më te ndjeshme, gjendja është nënë kontroll. Deri më tani kanë bërë të ditur se ura në fshatin Vranoc i Vogël është dëmtuar ku automjetet e rënda nuk mund të kalojnë vetëm automjete te vogla për shkaqe sigurie ndërsa është intervenuar edhe në fshatin Carrabreg konkretisht në lagjen e Loshaj.

Kontrolloni gjithashtu

Në 25 vjetorin e rënies heroike, u përkujtuan Ilaz Kodra dhe 315 dëshmorë të tjerë

Në nderim të rënies heroike të komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ilaz Kodra dhe …