leoni

Pas reshjeve të mëdha të shiut në Skenderaj gjendja nuk është shqetësuese

Pas reshjeve të vazhdueshme të shiut në territorin e Komunës së Skenderajt nuk ka shqetësime serioze për vërshime në objekte të banimit të qytetarëve.

Me gjithë sasinë e madhe të ujit në lumin Klina dhe në përrockat në fshatrat e Skenderajt, nuk është raportuar se në ndonjë rast uji ka hyrë në objekte të banimit.

Nënkryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura më qëllim të vlerësimit të situatës, ka vizituar disa zona që kanë qenë problematike në të kaluarën. Me këtë rast z.Nura ka vizituar fshatrat Klladërnicë, Turiqec dhe Kopiliq për të parë gjendjen në terren.

Falë ndërhyrjeve të më hershme që ka bërë Komuna e Skenderajt në disa pika të ndjeshme, gjendja momentale nuk është shqetësuese. Uji në disa zona ka vërshuar në livadhe, kopshte dhe toka bujqësore, por ende nuk është evidentuar ndonjë rast i futjes së ujit në objekte të banimit.

Investimet që ka bërë Komuna e Skenderajt në rregullimin e shtratit të lumit Klina dhe në disa ura në fshatra, kanë shmangur në masë të madhe mundësinë e vërshimeve.

Megjithëkëtë Komuna e Skenderajt është e gatshme për të intervenuar në rast të përkeqësimit të situatës në terren.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Aliu i bënë thirrje qytetarëve t’i përgjigjeni pozitivisht procesit të regjistrimit të popullisë

Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu lut qytetarët t’i përgjigjeni pozitivisht procesit të regjistrimit …