Fitorja në zgjedhjet presidenciale e kandidatit republikan, Donald Trump, ka shkaktuar tronditje në Kaliforni

Fitorja në zgjedhjet presidenciale e kandidatit republikan, Donald Trump, ka shkaktuar tronditje në Kaliforni

Fitorja në zgjedhjet presidenciale amerikane e kandidatit republikan, Donald Trump, ka shkaktuar një tronditje të madhe veçanërisht në shtetet e konsideruara bastione të demokratëve. Banorët e Kalifornisë, shteti që dërgon më shumë delegatë në Uashington, kanë filluar në medien sociale një fushatë për shkëputjen e tyre nga SHBA-ja. Në fushatën në fjalë, që është nisur përmes rrjetit social “Twitter” nën etiketën #CalExit, zgjedhësit kalifornianë kërkojë shkëputjen e shtetit të tyre nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Këtë peticion në “Twitter” e kanë nënshkruar me mijëra zgjedhës nga Kalifornia, të cilët theksojnë se shteti i tyre është ekonomia e gjashtë më e madhe në botë.

Kontrolloni gjithashtu

Ehat Miftaraj: Ndërrimi i personit nuk e rinis afatin gjashtëmujor për ushtruesin e detyrës së presidentit

Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka thënë se kufizimi kushtetues …