Brickos

Kryekuvendari, Kadri Veseli

Kryekuvendari Veseli ka uruar fitoren z. Donald Trump

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka uruar zgjedhjen e z. Donald Trump president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. “Me rastin e përfundimit të zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dëshiroj të përgëzoj presidentin e zgjedhur, Z. Donald Trump për fitoren e arritur dhe i uroj sa më shumë sukses dhe mbarësi në detyrën e tij të rëndësishme”, ka shkruar Veseli, Po ashtu, shpreh respektin dhe mirënjohjen më të madhe për Znj. Clinton, e cila, pavarësisht nga rezultati i këtyre zgjedhjeve, fitoi zemrat e miliona njerëzve anembanë botës dhe gjithmonë do të gëzojë mirënjohjen më të madhe të shqiptarëve për kontributin e saj në të kaluarën”, shton Veseli. “SHBA-të janë aleatët më të rëndësishëm të Kosovës dhe unë jam i sigurt që marrëdhëniet tona dypalëshe do të forcohen gjithnjë e më shumë dhe presim me kënaqësi që të bashkëpunojmë me presidentin e zgjedhur, Z.Trump dhe administratën e tij të ardhshme shtetërore”, përfundoi Veseli.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …