Donald Trump: Disa medie në vend janë armike të popullit amerikan

RKL: Disa reagime të publikuara sot në mediet vendore dhe botërore lidhur me fitoren e Donald Trumpit

David Remick: Fitorja e republikanit Donald Trump është tragjedi për Amerikën.

Davor Gjenero: Trump, ia hap Rusisë dyert e Ballkanit.

Jasmin Agiq: Trump, njeriu i cili mund ta shkatërrojë botën.

Edi Rama: Trump më ka prekur si shqiptar, qytetar dhe kryeministër me deklaratat e tij për Kosovën, myslimanët dhe emigrantët.

Trump thotë për veten se do të kërkojë partneritet dhe jo konflikte…

Fitorja e Trumpit në Amerikë e ka dobësuar dollarin…

Trump- Histeria anti islame dhe anti myslimane.

Trump, një miliarder i dyshimtë dhe i dështuar sa e sa herë.

Margaret Sullivan: Donim të besonim se në një vend ku mirësia dhe qytetaria kishin ende rëndësi, të mos zgjidhej  një njeri i vrazhdë.

Fitorja e kandidatit republikan, Donald Trump në postin e kryetarit të  Shteteve të Bashkuara të Amerikës  kudo në botën demokratike po pritet me skepsë e rezervë, madje edhe me frikë të arsyeshme, për shkak të paralajmërimeve të tij, sidomos kundër myslimanëve, kundër emigrantëve afro-aziatikë dhe kundër shteteve që nuk do t’ i binden interesave të administratës së tij.   Po ashtu paralajmërimi i z Trump se  do të bashkëpunojë ngushtë  me Rusinë e Putinit për të arritur një ndarje të re të sferave të influencës në botë, është një lajm shokues sidomos për shqiptarët në shtetet e Ballkanit, por edhe për boshnjakët myslimanë, kroatët e malazezët. Ai ka paralajmëruar se do ta përkrah Serbinë e sidomos Slloveninë meqë e ka gruan sllovene, 30 vjet më të re. Kritikat që ai në vazhdimësi ia ka drejtuar NATO-s janë një po ashtu skandaloze, kur dihet se Amerika përbën bërthamën ekonomike, ushtarake, strategjike e politike të Aleancës Veriatlantike, të vetmes forcë ushtarake të botës së cilët i frikësohet Rusia, Kina e Koreja e Veriut.

Megjithatë u pa fare qartë se  Trump ka ndikim  të theksuar në FB-i dhe në CIA, të cilat e mbështetën hapur gjatë fushatës duke dëmtuar imazhin e kandidates demokrate, Hillary Clinton dhe të demokratëve  në përgjithësi.

Për t i realizuar këto dhe shumë paralajmërime të tilla ogurzeza duhet kohë dhe sikur ndodh rëndom jo të gjitha premtimet e kandidatëve në zgjedhje realizohen.

Nuk është për t u habitur kur një njeri, një politikan i nivelit të Trumpit bën deklarata të tilla, por është për tu habitur dhe për tu brengosur kur mëson se shumica e amerikanëve ia ka dhënë besimin një njeriu të tillë, një njeriu me sa e sa  afera që specifikojnë një karakter labil, pa kredibilitet moral e familjar.  Kjo është brenga më e madhe, por nuk duhet harruar se edhe gjermanët i patën dhënë besimin absolut Hitlerit, rusët Stalinit, serbët Millosheviqit e kështu me radhë.

David Remick, redaktori  gaztës prestigjioze: The New York Times  shkruan se  Fitorja e republikanit Donald Trump është tragjedi për Amerikën, e cila do t’ia japë lamtumirën një presidenti të integritetit, dinjitetit dhe shpirtit bujar, sikur është Barack Obama.  Zgjedhja e Donald Trumpit president nuk është asgjë më pak se një tragjedi për republikën amerikane, tragjedi për Kushtetutën, dhe triumf për forcat në shtëpi dhe jashtë shtetit, tragjedi e nativizmit, autoritarizmit, mizogjinisë dhe racizmit. Fitorja tronditëse e Trumpit, ngritja e tij në Presidencë, është një ngjarje e zezë në historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe demokracisë liberale.  Më 20 janar 2017, ne do t’i themi lamtumirë presidentit të parë afro-amerikan, një njeriu të dinjitetit, integritetit dhe shpirtit bujar dhe do të jemi dëshmitar të përurimit të një batakçiu, i cili ka bërë pak për ta refuzuar përkrahjen publike përmes forcës së ksenofobisë dhe përparësisë i të qenet i bardhë. Është e pamundur të reagosh ndaj këtij momenti përveç se me zmbrapsje dhe ankth.

(David Remnick është redaktor i “New York Times” që nga viti 1998)

Margaret Sullivan: Nuk besonim se do të fitonte garën njeriu sulmonte gratë, nxirrte nga goja misogjini, racizëm dhe antisemitizëm.

E thënë me dy fjalë: Medieve u shpëtoi lajmi. Në fund, një numër i madh votuesish amerikanë donin diçka ndryshe. Dhe ndonëse këta votues thirrën e u “çorrën”, shumica e gazetarëve thjeshtë nuk dëgjonin. Nuk e kuptonin. Ata nuk e kuptuan se turmat e mëdha entuziaste në mitingjet e Donald Trumpit do të përktheheshin vërtetë në po aq shumë vota. Ata nuk mund ta besonin, se Amerika që njihnin mund të përqafonte një person i cili tallte një njeri me aftësi të kufizuara, mburrej se sulmonte seksualisht gratë, dhe nxirrte nga goja misogjini, racizëm dhe antisemitizëm. Do të ishte shumë e tmerrshme. Kështu që, sipas një “mendimi magjik”, nuk mund të ndodhte. Gazetarët – të arsimuar në kolegj, urbanë dhe në pjesën më të madhe, liberalë – përgjithësisht jetojnë në Nju Jork, Uashington apo në Bregun Perëndimor. Dhe ndonëse ne zbritëm në terren në shtetet e mëdhenj të kuq për disa ditë, apo intervistuam disa minatorë dhe të papunë në të ashtuquajturin Rust Belt, në fund nuk i morëm seriozisht. Ose jo seriozisht sa duhej. Dhe Trumpi, i cili i quajti gazetarët llum dhe të korruptuar – na armiqësoi aq shumë, sa që nuk mundëm të shihnim atë që kishim para syve. Ne vazhduam duke kontrolluar faqet tona të preferuara të parashikimeve në internet, duke u ndjerë të sigurt, edhe pse të gjithë e dimë që rezultatet e sondazheve nuk janë vota. Në fund të fundit, ti nuk e di asnjëherë se kush do të dalë të votojë. Dhe ndërkohë, edhe parashikuesit më të prirur drejt Clintonit linin hapësirë për një fitore të mundshme të Trumpit. Por, u duk se thellë-thellë, askush nuk e besonte. Ne do të kemi Presidente Clintonin, thoshte urtësia konvencionale gazetareske, dhe ndonëse ajo ka të meta, do të jetë gjithsesi një kandidate që njihet. Kishte një ndjesi rehatie në gjithë këtë. Nuk ka asnjë dyshim: Ky është një dështim epik. Dhe ndonëse të hash korpa nuk është asnjëherë joshëse, ne do të vazhdojmë të tresim pupla dhe sqepa në javët e muajt – apo edhe vitet, që do të vijnë. Sigurisht, e çuditshme është që media ndihmoi për t’i dhënë një shans Trumpit. A e krijuan gazetarët Trumpin? Sigurisht që jo – ata nuk e kanë këtë lloj fuqie. Por ata e ndihmuan shumë, me një sasi të madhe ekspozimi të hershëm, në muajt përpara stinës së zgjedhjeve primare mes republikanëve. Duke vënë një theks qesharak mbi çdo zhvillim të mundshëm të praktikave të emaileve të Hillary Clintonit, duke përfshirë edhe gjepurat e drejtorit të FBI-së, James B. Comey. Unë nuk jam fanse e Peter Thielit, miliarderi që nxori jashtë biznesi Gaukerin duke paguar një padi penale nga Hulk Hogani, mundësi profesionist. Në të vërtetë më duket i tmerrshëm. Por kur ai foli kohët e fundit në Klubin Kombëtar të Shtypit, tha diçka që më goditi vërtetë, por edhe më ndihmoi për të kuptuar Donald Trumpin. “Media e merr gjithmonë Trumpin fjalë për fjalë. Ajo nuk e merr asnjëherë seriozisht, por gjithmonë e merr fjalë për fjalë”, tha Thiel. Gazetarët donin të dinin se si ekzaktësisht, do të dëbonte ai aq shumë imigrantë pa dokumente, apo se si Trumpi do të hiqte qafe ISIS-in. Ne donim detaje. Por shumë votues mendojnë të kundërtën: Ata e marrin Trumpin seriozisht, por jo fjalë për fjalë. Ata e kuptojnë, tha Thiel, se Trumpi nuk ka vërtetë ndërmend të ndërrojë një mur. Ajo që ata dëgjojnë është: “Ne do të kemi një politikë imigrimi më të arsyeshme”. Është e qartë që Trumpi rroku zemërimin që amerikanët po ndienin për probleme të tilla si tregtia dhe imigrimi. Dhe ndonëse shumë gazetarë dhe shumë organizata mediatike kishin lajme mbi irritimin dhe armiqësimin e këtyre amerikanëve, ne nuk i morëm ata seriozisht aqsa duhej. Dhe ndonëse ne gazetarët përpiqemi ndonjëherë të paraqitemi si cinikë, edhe ne mund të jemi idealistë dhe naivë. Ne donim të besonim në një vend ku mirësia dhe qytetaria kishin ende rëndësi, dhe ku dikush kaq i ashpër e i papërmbajtur nuk do të mund të zgjidhej kurrë – sepse Amerika ishte më e mirë se kaq. Mund t’u vë faj gazetarëve për shumë gjëra. Por për këtë gjë, nuk u vë dot faj.

(The Washington Post/ bota.al)

Kontrolloni gjithashtu

Ilir Sefaj

Ilir Sefaj: Kolektivisht të përhumbur!

“Do të vijë një kohë kur njerëzit do të presin në radhë për t’u turpëruar”, …