Nikki Haley: Përkundër zërave individualë, administrata amerikane në fund flet me një zë për Kosovën

Nikki Haley: Përkundër zërave individualë, administrata amerikane në fund flet me një zë për Kosovën

Në përgatitje të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ambasadorja e SHBA-së në OKB, Nikki Haley është pyetur për pozicionin e SHBA-së rreth idesë së ndryshimit të kufijve në Ballkan. Duke iu referuar qëndrimit të këshilltarit për siguri kombëtare, John Bolton, Haley ka thënë se përkundër zërave individualë, administrata amerikane në fund flet me një zë – dhe se Kosova është shtet mik i SHBA-së. ‘Pozicionet tona nuk kanë ndryshuar. Ajo çka po dëgjoni është ajo që kemi thënë gjithmonë. Ne gjithmonë e kemi çmuar Kosovën, dhe e vlerësojmë si shtet mik dhe kështu do të mbetet edhe në të ardhmen. Mund të ketë zëra individualë në administratë që flasin, por kur flasim si administratë, do të flasim me një zë të vetëm dhe kështu do të jetë”, ka thënë ambasadorja Haley.

Kontrolloni gjithashtu

Adem Demaçi

Para 34 viteve Parlamenti Evropian nderoi Adem Demaçin me Çmimin ‘Saharov’

Parlamenti Evropian më 4 dhjetor 1991 i ndau Çmimin Saharov për Lirinë e Mendimit veprimtarit …