Nipi i komandantit të UÇK-së, Adem Jasharit, Adem Jashari i ri, sot e feston ditëlindjen e tij të 18-të

Nipi i komandantit të UÇK-së, Adem Jasharit, Adem Jashari i ri, sot e feston ditëlindjen e tij të 18-të

Nipi i komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jasharit, Adem Jashari i ri, sot ka mbushur 18 vjet jetë. Xhaxhai i tij, Bekim Jashari, ka shkruar një urim të veçantë me rastin e ditëlindjes së tij, duke ia rikujtuar sakrificën e familjes dhe krenarinë që ndiejnë për Adem dhe Hamëz Jasharin. “Sot mbushi 18 vite Ademi jonë i ri, nipi i Komandantit Legjendar Adem Jashari. 18 vite jetë në Kosovën tonë të lirë që gjyshi yt Ademi, babushi Hamza e të rënët tjerë aq shumë e deshën e për të cilën luftuan e ranë për të mos vdekur kurrë. I rritur e i edukuar në frymën patriotike e të atdhedashurisë Ademi tani fillon një rrugëtim të ri, atë të përgatitjes së tij profesionale për t’i shërbyer vendit. Urime ditëlindja Adem, vazhdo të na bësh krenar duke ndjekur rrugën e gjyshit tënd, emrin e të cilit e mbanë me krenari. Uroj që ti dhe bashkëmoshatarët tu të jetësoni amanetin e heronjve tonë, duke punuar në zhvillimin e shtetit tonë të ndërtuar me shumë mund e sakrificë”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Frontit Europian, Bujar Osmani, shpalli fitoren në zgjedhjet presidenciale të Maqedonisë, me epërsi të 40 mijë votave

Kandidati i Frontit Europian për kryetar të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka shpallur fitoren …