Nisin punimet për ndërtimin e parkut në fshatin Gexhë

Në kuadër të projektit për krijimin e hapësirave të gjelbëruara, në fshatin Gexhë të komunës së Rahovecit, kanë nisur punimet në projektin për ndërtimin e parkut që financohet nga buxheti i komunës. Punimet që kanë nisur në projektin për ndërtimin e parkut në fshatin Gexhe, nga afër i ka parë kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi i shoqëruar nga Rumir Zhuniqi, drejtor i Drejtorisë së Urbanizmit, Planifikimit dhe Mbrojtje të Mjedisit, Berat Duraku drejtor i Drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe qytetarë të këtij fshati. “Rahoveci ka natyrë të mrekullueshme, vetëm duhet ta ruajmë, kultivojmë e mbrojmë. Në kuadër të projektit për krijimin e hapësirave të gjelbëruara, sot kemi filluar me ndërtimin e Parkut në fshatin Gexhë, që do të jetë parku i parë i ndërtuar ndonjëherë në këtë fshat. Do të vazhdojmë me projekte të tilla gjithandej Rahovecit në mënyrë që të sigurojmë ambient të bukur e lokacione atraktive për qytetarët tanë”, ka thënë ndër të tjera kryetari Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Kanë filluar konsultimet publike për Planin Zhvillimor Komunal të Ferizajt

Në kuadër të hartimit të Planit Zhvillimor të Komunës (PZHK), Komuna e Ferizajt ka filluar …