Brickos

Kryetari Muharremaj, ka ftuar në takim pjesëtarët e FSK-së

Një ditë para datës së shënuar historike, kur po vendosët të bëhet Ushtria e Kosovës, kryetari Muharremaj, ka ftuar në takim Komandantin e Kazermës së FSK-së në Prizren dhe disa pjesëtarë të FSK-së. Lidhur me këtë takim kryetari Muharemaj ka shkruar në fcb: “Askush s’mund të ndihet indiferent ndaj datës së nesërme. Ushtria e Kosovës po bëhet. Ata i shohim me krenari,e natyrisht se ndjenja e respektit buron nga e kaluara, e cila na kujton përpjekjen dhe sakrificën e heronjve, rënien e dëshmorëve për liri, dhe të gjithë atyre që i dhanë vendit. Ajo që mund të bëja më së paku, si përfaqësues si qytetarëve të Komunës së Suharekës, ishte dëshira e madhe ti ftoja që të ndajmë momente falënderimi për angazhimin e përbashkët në të ardhmen. Në nderim ndaj atyre që ia falen jetë atdheut, përkushtimit të bashkëluftëtarëve të UÇK-së, këtij synimi bashkë me popullin i urojmë sukses dhe punë të mbarë.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë, …