leoni

Kryetari Haliti pranon një certifikatë vlerësimi nga Misioni i OSBE-së për përpjekjet dhe kontributin e tij për barazinë gjinore

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka marrë pjesë në Tryezën e rrumbullakët rajonal për barazinë gjinore dhe pjesëmarrjen e grave në vendimmarrje në nivel lokal të organizuar nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Gjilan. Gjatë këtij takimi atij ju është ndarë edhe një certifikatë i vlerësimit nga Misioni i OSBE-së për përpjekjet dhe kontributin e tij për barazinë gjinore. Kryetari Haliti gjatë këtij takimi ka bërë me dije se kjo komunë ka punuar shumë gjatë vitit 2018 në çështjen e barazisë gjinore. “ Komuna e Vitisë, ka qenë gjithnjë e përkushtuar për avancimin e barazisë gjinore ku për këtë kemi kryer një sërë aktivitetesh të ndryshme si duke filluar me harmonizimin e akteve normative komunale me Ligjin për Barazi Gjinore, kemi bërë edhe lirimin e taksës komunale për fëmijët e grave kryefamiljare të cilët kanë fëmijët në çerdhen publike të Vitisë. Gjithashtu kemi liruar edhe nga taksat bujqësore gratë fermerë, në sektorin e gjendjes civile janë liruar nga taksat administrative gratë kryefamiljare dhe fëmijët e tyre nën moshën 18 vjeçare”, u shpreh Kryetari Haliti ai gjatë këtij takimi i njoftoj të pranishmit edhe më shumë aktivitete të tjera të cilat janë zhvilluar në këtë komunë si në lirimin e taksave të ndryshme për gratë kryefamiljare por edhe në fuqizimin ekonomik të grave vitiase. Përndryshe Komuna e Vitisë edhe për vitet e ardhshme ka planifikuar të hartoj disa dokumente të rëndësishme që kanë të bëjnë me barazinë gjinore si: Strategjia për Barazi Gjinore dhe Plani i veprimit për vitet 2019—2023 dhe dokumenti i buxhetimit gjinor për vitin 2019 etj. Kryetari Haliti ndër tjerash theksoi se kjo komunë i trajton barabartë të dy gjinitë ashtu siç edhe parashihet me ligjet në fuqi dhe në këtë aspekt ka punuar shumë me të gjitha mekanizmat që të gjithë të ndihen të barabartë në procesin e vendimmarrjes. Ai shtoj se kjo komunë synon të eliminoj pabarazitë gjinore.

Kontrolloni gjithashtu

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt, shumë i rëndësishëm për …