leoni

Nisin punimet për rivitalizimin e ndërtesës së komunës

Kanë filluar të hënën punimet në rivitalizimini i ndërtesës së komunës së Vitisë, respektivisht objektit të partive politike dhe zyrave të tatimit në pronë. Njëkohësisht, do të punohet edhe në renovimin e sallës së Kuvendit komunal. Kryetari i komunës Sokol Haliti është shprehur se me këtë projekt synohet që të ofrohen kushte sa më të mira për zyrtarët komunal, e posaçërisht që do të shërbej për ofrim më të mirë për qytetarët. “Objektet në fjalë, kaherë kanë pasur nevojë për një rivitalizim, andaj e kemi futur në agjendë të investimeve që këto objekte, si ndërtesa e komunës, po ashtu edhe e Kuvendit komunal në Shtëpinë e Kulturës, të shndërrohen në objekte me standarde që kërkohen”, ka thënë kryetari Haliti, duke përmendur se për shkak të disa procedurave është vonuar edhe vendosja e stafit komunal në ndërtesën e re, por që kjo do të ndodh shumë shpejt. Projekti i Rivitalizimit të ndërtesës së komunës, financohet nga buxheti komunal, kurse punë kryes do të jetë NPT “Euro Commerce” & “PRO&Group”.

 

Kontrolloni gjithashtu

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt, shumë i rëndësishëm për …