KEK
Fillimi / Lajmet / Nisma: Nëse Albin Kurti nuk e shkarkon Gërvallen bëhet e qartë se politika anti-UÇK është politikë zyrtare e kësaj qeverie
Nisma Socialdemokrate

Nisma: Nëse Albin Kurti nuk e shkarkon Gërvallen bëhet e qartë se politika anti-UÇK është politikë zyrtare e kësaj qeverie

Edhe Nisma Socialdemokrate ka reaguar ndaj deklarimeve të ministres së Jashtme, Donika Gërvalla kundër UÇK-së, duke kërkuar shkarkimin e saj të menjëhershëm nga ky post. Në një reagim e kësaj partie thuhet se nëse Qeveria Kurti nuk e shkarkon këtë ministre, atëherë bëhet e qartë se politika anti-UÇK është politikë zyrtare e kësaj qeverie. “Opinioni publik e njeh shumë mirë qëndrimin kundër UÇK-së që ka shprehur vazhdimisht Donika Gërvalla Schwartz. Qëndrimet personale të çdo individi hyjnë në kuadër të të drejtave të njeriut për të shprehur lirshëm mendimin e vet. Mirëpo, kur një person që vazhdimisht ka vjellë vrerë kundër luftës çlirimtare dhe bartësve të kësaj lufte merr funksion shtetëror për të përfaqësuar Kosovën në marrëdhënie me jashtë, gjërat ndryshojnë! Ky person paraprakisht do të duhej të merrte angazhimin publik që qëndrimet e veta t’i mbyllte në sirtarin e vet privat. Fatkeqësisht ndodhi e kundërta: Qëndrimet e saja personale i ka shndërruar në politika qeveritare. Prandaj kërkojmë shkarkimin e saj nga funksioni i ministres së Punëve të Jashtme. Nëse Qeveria Kurti nuk e shkarkon Donika Gërvalla Shwarz nga funksioni i ministres së Jashtme të Kosovës, atëherë bëhet e qartë se politika anti-UÇK është politikë zyrtare e kësaj qeverie!” thuhet në reagim.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj: Zgjedhja e kryetarit të ri nuk është përpjekje për ta zëvendësuar liderin e kësaj partie që është në Hagë

Enver Hoxhaj dha dorëheqjen e tij dhe të kryesisë së PDK-së deri në Konventën e 3 korrikut

Kryetari në dorëheqje i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj në një konferencë për media ...