Daut Haradinaj

Daut Haradinaj: Zonja, Donika Shvarc duhej të shkonte në Prokurori për akuzat kundër meje, nëse ka diçka të vërtetë

Ish-deputeti e kandidati për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj, para rreth tre muajve, iu kishte përgjigjur deklaratave të Donika Shvarcit së AAK është ‘parti e krimit’ duke thënë se ‘ajo do të duhej të shkonte në Prokurori për këto akuza’. Haradinaj kishte thënë se ai ka respekt për familjen Gërvalla dhe kishte qenë komandant i Brigadës që kishte pasur emrin e babait të saj. Ajo pe dika, unë nuk e di, kam respekt shumë për familjen e saj së pari, jam kanë komandant i Brigadës që ka pasë emrin e babait të saj, Jusuf Gërvalla, edhe i kam 272 dëshmorë nën flamurin e Jusuf Gërvallës.  E di  që Beogradi më konsideron kriminel, por zonja Gërvalla paska gabuar. Për cilindo që ka dëshmi që ka bërë  krime, qoftë ose vetë ajo zonja, ose dikush tjetër, duhet të shkojë në institucionet përgjegjëse.  E mbaj mend kur më akuzonin për kazino kur erdh ligji për mbylljen e kazinove, mezi që i kam bërë disa  deputetët,  Zonja Gërvalla është mirë me pyet shefen e vet për këto tema. Koha e thashethemeve ka mbarur”, ka saktësuar Daut Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Christopher Hill

Prokuroria për krimet në fushën e teknologjisë, në Serbi, fillon hetimet për kërcënimet që iu kanë bërë, ambasadorit Hill

Një prokurori për krimet në fushën e teknologjisë në Serbi ka filluar hetimet lidhur me …