Nisma Socialdemokrate ka vendosur që t'i shpall zgjedhjet e brendshme të partisë të cilat përmbyllen në fund të vitit

Nisma Socialdemokrate ka vendosur që t’i shpall zgjedhjet e brendshme të partisë të cilat përmbyllen në fund të vitit

Nisma Socialdemokrate në mbledhjen e saj me anëtarët e kryesisë dhe kryetarët e degëve, ka marrë vendim për të shpallur zgjedhjet e brendshme të partisë, proces i cili parashihet të përmbyllët deri në dhjetor të këtij viti. Kryetari Limaj në këtë mbledhje kërkoi nga kryetarët e degëve që pas përfundimit të pandemisë të fillojnë me përgatitjet për organizimin e kuvendeve zgjedhore nëpër degët e Nismës. Poashtu, ai tha se subjekti ynë politik duhet të hapet edhe më shumë për kuadro të reja. Kryetari Limaj, gjithashtu ka kërkuar që gjatë këtij procesi të brendshëm zgjedhor, t’u krijohen kushtet dhe mundësitë të gjithë të interesuarve, që kanë vullnet dhe dëshirë për të marrë përgjegjësi për t’i shërbyer komunitetit përmes subjektit tonë politik. Me formimin e Komisionit punues do të bëhet publik edhe orari dhe detajet tjera në funksion të mbarëvajtjes së këtij procesi zgjedhor.

Kontrolloni gjithashtu

Ka arritur në 35 mijë 272 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet që ushtria izraelite ka ndërmarrë nga 7 tetori i vitit 2023

Është rritur në 35 mijë 272 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet që ushtria …