Një aeroplan ushtarak rus me 92 veta në bord është shkatërruar në ujërat e Detit të Zi

Një aeroplan ushtarak rus me 92 veta në bord është shkatërruar në ujërat e Detit të Zi

Një aeroplan  ushtarak rus me 92 ushtarakë, muzikantë, reporterë dhe anëtarë të ekuipazhit në bord, në fluturim drejt Sirisë, është rrëzuar në ujërat e Detit të Zi, ka bërë të ditur Ministria ruse e Mbrojtjes. Avioni është zhdukur nga radarët vetëm dy minuta pasi ishte ngritur në fluturim nga resorit  turistik i Soçit. Pjesë të ndryshme të trupit të avionit janë gjetur në ujë. Ministria e Mbrojtjes bëri të ditur se avioni ishte duke transportuar ushtarë, 64 anëtarë të ansamblit të famshëm muzikor të ushtrisë “Alexandrov”, si dhe 9 reporterë. Ai u ngrit në fluturim me destinacion bazën ushtarake Latakia në Siri, me qëllim për të festuar fitoren e Assadit dhe Vitin e Ri.  Aeroplani  po transportonte pasagjerët për një koncert të organizuar enkas për Vitin e Ri në bazën ushtarake ruse në Siri. Koncerti pritej  të mbahej  në bazën ajrore Hmeimim, pranë Latakias, nga ku Rusia ka ndërmarrë sulmet ajrore në mbështetje të qeverisë siriane, të Bashar al-Assadit, kur gjatë pesë viteve  të  luftimeve janë vrarë mbi 300.000 sirianë dhe dhjetë milionë janë shpërngulur nga vendi.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …