Një delegacion francezo-gjerman viziton Kosovën, takohen me krerë shtetërorë dhe udhëheqësit e Ekipit negociator

Një delegacion francezo-gjerman viziton Kosovën, takohen me krerë shtetërorë dhe Ekipin negociator

Sot një delegacion francezo-gjerman viziton Kosovën, ku do të takohet me krerë shtetërorë dhe udhëheqësit e Ekipit negociator me Serbinë. Ky delegacion në përbërje ka vetëm zyrtarë përgjegjës për rajonin tonë në ministritë e jashtme të Francës dhe Gjermanisë, të cilët si duket po vijnë në Prishtinë për të diskutuar për Samitin e Parisit, pjesë e këtyre takimeve do të jenë edhe ambasadorët Didier Chabert dhe Carole Blestel-Feffer. Ata së pari do të takohen me kryetarin Thaçi. Ky takim mësohet se do të ndodhë në mëngjes dhe do të jetë takimi i parë i tyre, duke vazhduar më pas me kryekuvendarin Veseli, kryeministrin Haradinaj dhe ekipin për dialog. Nuk dihet nëse delegacioni francezo-gjermanë do të takohen edhe me liderët opozitarë. Për dallim nga Samiti i Berlinit, i cili për shkak të organizimit të shpejtë nuk dha rezultate, përveçse nxori edhe një takim të dytë në Paris, si duket këtë radhë Franca dhe Gjermania po mundohen të marrin garanca nga krerët shtetërorë se do të lëvizet përpara drejt zhbllokimit të dialogut në Samitin e Parisit dhe arritjes së një marrëveshjeje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …