Lutfi Haziri: Nuk duhet të ketë vija të kuqe, edhe pse ne i kemi vendosur vetë ato ndaj PDK-së si debat i brendshëm

Një ditë para takimit të Albin Kurtit e Aleksander Vuçiqit në Ohër, Lutfi Haziri ka thënë se LDK-ja nuk do ta përkrahë marrëveshjen

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka treguar rezervat që kjo parti ka për planin evropian për normalizimin e raporteve me Serbinë. Një ditë  para takimit të Ohrit, Haziri ka thënë se këtë marrëveshje nuk do ta përkrah LDK-ja. Rezultati i Ohrit është nën një presion të faktorit ndërkombëtar, por edhe tek popujve tanë. LDK-ja e ka qëndrimin e qartë dhe është i zbardhur. Dialogu nuk ka opsion, duhet të zhvillohet dhe palët duhet të jenë pragmatiste. Ne kemi kërkuar të mos këtë zmbrapsje nga qëllimi kryesor që është me çdo kusht njohja e ndërsjellë, që të insistohet që ka njohje dhe që ka impakt më të gjerë dhe i mbyll plagët. Elefanti në dhomë është Asociacioni i komunave. Për ne marrëveshja nuk i ka sjellë pritjet dhe ka katër probleme dhe si e tillë nuk e meriton mbështetjen e LDK-së. Kryeministri është në një situatë të vështirë, sepse duhet të jetë kreativ, dhe duhet të bëjë propozime, e cila e ruan karakterin e organizimin kushtetues të Kosovës dhe jep siguri për normalizim të brendshëm, sepse jemi para mbajtjes së zgjedhjeve të komunave serbe ne veri dhe është shkaktuar një vakum institucional atje”, ka thënë Haziri.

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria e Kosovës është nën presion për miratimin e Projekt -Statutit të Asociacionit për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Gjendja dhe rrethanat politike në Kosovë lidhur me Projekt-Statutin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe …