Një gazetare e Al-Xhazirës është goditur për vdekje derisa po mbulonte një bastisje izraelite në qytetin Jenin të Bregut Perëndimor

Një gazetare e Al-Xhazirës është goditur për vdekje derisa po mbulonte një bastisje izraelite në qytetin Jenin të Bregut Perëndimor

Një gazetare e televizionit Al-Xhazira është goditur për vdekje derisa po mbulonte një bastisje izraelite në qytetin Jenin të Bregut të pushtuar Perëndimor,  tha Ministria palestineze e Shëndetësisë. Shireen Abu Akleh, një gazetare e njohur palestineze, që punonte për kanalin në gjuhën arabe të këtij televizioni, u qëllua dhe më pas vdiq. Edhe një gazetar palestinez, që punonte për gazetën Al-Kuds është plagosur, por është në gjendje stabile. Al-Kuds, gazetë me seli në Katar, fajësoi Izraelin për këtë rast. Ministri i Jashtëm i Izraelit, Lapid, tha se vdekja e gazetares është një lajm i trishtuar dhe shtoi se i ka propozuar Autoritetit Palestinez që të kryejnë një hetim patologjik për vdekjen e gazetares.

Kontrolloni gjithashtu

Kabashi-Ramaj i kërkon Kurtit shkarkimin e dy ministrave pas vrasjes së Arlinda Zekajt

Deputetja e PDK-së, Besa Kabashi-Ramaj, i ka kërkuar kryeministrit Albin Kurti shkarkimin e ministrit të …