Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Drejtësisë Sociale ku kërkohet respektimi i të drejtave dhe shanseve të barabarta

Një grup i të rinjve në Prishtinë zhvilloi një marsh nga sheshi “Zahit Pajaziti” deri para Qeverisë së Kosovës

Një grup i të rinjve  të Prishtinës, me rastin e 1 Majit, Ditës Ndërkombëtare të Punës, zhvilloi një marsh nga sheshi “Zahit Pajaziti” deri para Qeverisë së Kosovës, ku në rrethojat e saj, u vendosën pankarta me mesazhe kundër shkeljes së Ligjit të Punës dhe Kontratës Kolektive. Një protestues  tha se ky aktivitet është organizuar pasi që në Kosovë po vazhdohet të ketë shkelje të të drejtave të punëtorëve. Ai shtoi se Ligji i Punës është vetën ligj në letër, pasi nuk gjen zbatim, dhe për këtë ai fajësoi institucionet e vendit. Valon Junuzi, po nga ky grup organizues tha se për këtë marsh ka qenë e njoftuar edhe BSPK-ja, mirëpo ata e kanë parë më të arsyeshme udhëtimin për në Shqipëri se sa të bashkohen në protestë. Në anën tjetër, marshit iu është bashkuar edhe nënkryetari i BSPK-së, Avni Ajdini, i cili tha se në këtë marsh nuk përfaqëson BSPK-në, por është përfaqësim individual dhe përkrahje për të rinjtë që kanë organizuar këtë aktivitet.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja, Eliza Hoxha thotë se Ministria që udhëhiqet nga Liburn Aliu, brenda një viti ka lidhur 42 kontrata pa procedura prokurimi

Eliza Hoxha: Kryeministri në detyrë po shkel rendin kushtetues – po mban dy pozita paralelisht

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha, ka akuzuar kryeministrin në detyrë Albin Kurti …