NISMA

Nisma për Kosovën po bëhet më e fortë, pavarësisht të lëvizjeve në disa degë

Edhe pse ka pasur lëvizje dhe largim të disa aktivistëve të  degëve në Drenas, Ferizaj e Viti, Nisma për Kosovën thotë se po bëhet më e fortë. Ikjet nga këto degë i konsideron rirreshtime të individëve. “Nisma për Kosovën nuk është shuar as në Viti, as në Ferizaj dhe as në Drenas. Largimet nga këto degë janë lëvizje të individëve në kuadër të rirreshtimeve që janë duke ndodhur në skenën politike të Kosovës”, thuhet në reagimin e Nismës për Kosovën. “Procesi i zgjedhjeve të brendshme i cili do të kulmojë me mbajtjen e Kongresit të Parë Zgjedhor më 25 qershor 2016, do ta nxjerrë Nismën edhe më të fortë, thuhet më tej në komunikatë.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi: Një marrëveshje me Serbinë, pa njohjen në qendër, do të zgjasë procesin e dialogut dhe status-quonë në Kosovë

Memli Krasniqi: PDK-ja asnjëherë nuk ka pasur vija të kuqe me asnjë subjekt tjetër politik, nuk ka as me Vetëvendosjen

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, pas pajtimit me kërkesën e Albin Kurtit për mundësinë e  …