Një kontingjent i masave mbrojtëse dhe pajisjeve mjekësore, donacion i Turqisë sot arrinë në Kosovë

Një kontingjent i masave mbrojtëse dhe pajisjeve mjekësore, donacion i Turqisë sot arrinë në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë, ka njoftuar se sot do të mbërrijë një kontingjent i masave mbrojtëse dhe pajisjeve mjekësore, donacion i Republikës së Turqisë, për institucionet e Kosovës për menaxhimin e situatës epidemiologjike me Covid-19. Ceremonia e pranim-dorëzimit mbahet ora 15:45 në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”. “Të mërkurën më 8 prill 2020, në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” do të mbërrijë një kontingjent i masave mbrojtëse dhe pajisjeve mjekësore, donacion i Republikës së Turqisë, për institucionet e Kosovës për menaxhimin e situatës epidemiologjike me Covid-19.Me rastin e arritjes së këtij donacioni, në ceremoninë e pranim-dorëzimit do marrin pjesë Ambasadori i Republikës së Turqisë në Kosovë, z. Çağrı Sakar, Ministri i Shëndetësisë, z. Arben Vitia dhe z. Ardian Arifaj, këshilltar politik i Presidentit të Republikës së Kosovës, Ceremonia mbahet të mërkurën, me datë 8 prill 2020, në ora 15:45 në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, thuhet në njoftim.

Kontrolloni gjithashtu

Thirrje për mbështetje të protestës së studentëve të drejtësisë në Shkup

Thirrje për mbështetje të protestës së studentëve të drejtësisë në Shkup

Unionet e studentëve të drejtësisë kanë bërë thirrje publike për mbështetje të gjerë nga mediat, …