Një shkizmë e re dhe e pariparueshme për kreun e Ortodoksisë

Një shkizmë e re dhe e pariparueshme për kreun e Ortodoksisë

Me qëllim për t’i mbajtur nën diktat fetar të gjithë krishterët ortodoksë,  Kisha Ortodokse Ruse,  ka vendosur të shkëpusë të gjitha marrëdhëniet me Patriarkanën Ekumenike të Konstandinopojës, në Stamboll,  në shenjë proteste për miratimin e kërkesës së Ukrainës për një kishë “autoqefale” të pavarur. Duke folur në Bjellorusi, pas një takimi të trupës qeverisëse të Kishës Ruse, Mitropoliti Hilarion, tha se Sinodit të Shenjtë nuk i kishte mbetur zgjidhje tjetër, përveç se të shkëpusë lidhjet me Patriarkatin në Stamboll, selia e udhëheqësit shpirtëror global për rreth 300 milionë të krishterë ortodoksë.

Ukraina javën e kaluar siguroi miratimin nga Konstandinopoja për të krijuar një kishë të pavarur, në atë që Kiev tha se ishte një hap jetik kundër ndërhyrjes ruse në punët e saj, por që Kisha Ortodokse Ruse e cilësoi si ndaren më të madhe të krishterimit, në njëmijë vitet e fundit. “Vendimi që u mor ishte për të ndërprerë plotësisht lidhjet me Patriarkanën e Stambollit. Asnjë vendim tjetër nuk mund të merrej nga Sinodi ynë i Shenjtë, sepse logjika e të gjitha veprimeve të ndërmarra kohët e fundit nga Patriarkana e Kostandinopojës, çoi në këtë situatë”, deklaroi Mitropoliti Hilarion për mediet bjelloruse,  në Minsk.

Kontrolloni gjithashtu

Adrian Gjini: Kryeministri Kurti, Ideologjikisht është tipik anti-amerikan

Nënkryetari i AAK-së, z. Adrian Gjini, ka kritikuar kryetarin  e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, për …