Brickos

OVL-UÇK: Gjykimi i “Rastit të Kumanovës” është politik dhe vazhdimësi e një procesi të montuar nga politika

Avokatja, Artene Iseni kërkon nga kryeministri, Zaev amnisti edhe për shqiptarët e dënuar në rastin Kumanova

Avokatja,  Artene Iseni ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Zoran Zaev se do të amnistohen sulmuesit e “27 Prillit” teksa shtriu dorën e pajtimit. Ajo ka shkruar se Kuvendi i Maqedonisë ka hapur debat për ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës. Në fjalën e tij kryeministri Zaev, një ndër viktimat dhe cak kryesor i sulmit të 27 prillit 2017, në Parlamentin e Maqedonisë bëri thirrje për falje dhe shtriu dorën e pajtimit.  Falja doemos se duhet të përfshinte edhe këto ngjarje tragjike të 9 majit për të dënuarit e rastit Kumanova. Nga falja për ngjarjet  27 prillit Maqedonia tregon pjekuri se më në fund Shtetin e qeverisin demokratë me orientim evropian e civilizues. Nga falja e 9 majit Maqedonia tregon zotësi për të jetuar në fqinjësi të mirë dhe siguri ndërshtetërore me gjitha shtetet kufitare, posaçërisht me Kosovën.

Kontrolloni gjithashtu

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15.02.1961 - 20.04.2017)

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15.02.1961 – 20.04.2017)

Me 20 prill bëhen shtatë vite nga ikja e vëllait Remzi nga kjo botë. Gjithmonë …