Një tërmet i fuqisë 4.52 shkallësh të rihterit e ka goditur sot qytetin e Kukësit, dridhjet e tij janë dëgjuar edhe në Kosovë

Një tërmet i fuqisë 4.52 shkallësh të rihterit e ka goditur sot qytetin e Kukësit, dridhjet e tij janë dëgjuar edhe në Kosovë

Rajonin e Ballkanit si duket nuk e kanë në mend ta lënë të qetë tërmetet. Ditë më parë një rreth 4 shkallësh goditi Mitrovicën e Veriut në Kosovë. Ndërsa, tash, këtë të diele një tërmet goditi në ora 13:38 Kukësin. Tërmeti ishte i fuqisë 4.52 shkallësh të rihterit dridhjet e tij janë dëgjuar edhe në Kosovë. Ndërsa, një tërmet mbi 5 shkallësh goditi po këtë ditë edhe Greqinë. Por, tërmeti më i fuqishëm për vite me radhë, ishte ai i 26 nëntorit, i cili la mbi 50 të vdekur në Shqipëri.

Kontrolloni gjithashtu

Nasim Haradinaj: Serbia po përgatit trazira, paralajmëron skenarë të rrezikshëm

Ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka deklaruar se Serbia mund të përgatisë skenarë destabilizues në …