Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, pas publikimit të rezultatit zgjedhjeve, sot e ka dorëzuar dorëheqjen e tij nga partia

Isa Mustafa: Tani koalicioni qeverisës mund të arrihet vetëm me vullnetin e Lëvizjes Vetëvendosje

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka folur për arsyet e mosarritjes së koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje deri më tani. Mustafa ka thënë se nuk e ka pritur që do të zgjasin kaq shumë bisedimet me Vetëvendosjen për formimin e Qeverisë. Sipas tij tani koalicioni mund të arrihet me vullnetin e Vetëvendosjes. Ai ka theksuar se Vetëvendosje duhet ta vlerësojë mirë ofertën e fundit të LDK-së për koalicion pasi sipas tij, kjo ofertë është e balancuar. I pyetur se a ka trysni nga faktori ndërkombëtar që LDK-ja dhe Vetëvendosje të formojnë qeverinë, Mustafa ka pohuar se faktori ndërkombëtar është më shumë i interesuar që Kosova të ketë Qeveri. I pari i LDK-së, ka thënë se takimi mes tij dhe Albin Kurtit varet nga Vetëvendosje se sa është e gatshme për të bërë marrëveshjen. Nëse kjo marrëveshje nuk arrihet, Mustafa ka thënë se Vetëvendosje duhet të bëjë zgjidhje tjetër për formimin e qeverisë.

Kontrolloni gjithashtu

Malisheva as në vitin 2024, nuk ka marrë përkrahje nga niveli qendror, pasi Qeveria-Kurti po e persekuton këtë komunë

Komuna e Malishevës as në vitin 2024 nuk ka marrë përkrahje nga niveli qendror. Nënkryetari …