Njësia e Veçantë e Hetimeve, ka arrestuar tre të dyshuar për vepër penale, “Keqpërdorim i detyrës zyrtare’’

Me urdhër të Prokurorisë Speciale, Policia e Kosovës, Njësia e Veçantë e Hetimeve, ka realizuar sot bastisje në lokacione të ndryshme në Prishtinë, ku kanë arrestuar tre persona me inicialet  R.M. H.G dhe I.L. Prokuroria Speciale njofton opinionin publik se tre personat e arrestuar dyshohen për veprat penale  ‘’Keqpërdorim i detyrës zyrtare’’, si dhe ‘’Dhënie të ndihmës në kryerjen e veprës penale të Keqpërdorimit të detyrës zyrtare’’”. Ndërkaq, gjatë bastisjes janë siguruar dhe sekuestruar prova materiale, të cilat do të përdoren për procedurë të mëtutjeshme hetimore. Të arrestuarit e sotëm  me urdhër të Prokurorit të Shtetit, do të dërgohen në mbajtje për 48 orë, si dhe brenda afateve ligjore kohore do të bëhet kërkesë për caktimin e paraburgimit, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.

Kontrolloni gjithashtu

Jeffrey Hovenier: Projekt-statuti që iu ka propozuar Kosovës për formim të AKS-së përmbush të gjitha kriteret që i parasheh Amerika

Hovenier paralajmëron Kosovën: Refuzimi i ofertës së Trumpit për gazin mund të zbehë interesin amerikan

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka paralajmëruar se Kosova rrezikon të humbasë një pjesë …