Njësitë e ushtrisë së Serbisë janë vënë në gatishmëri të lartë luftarake në garnizonet e Rashkës dhe të Novi Pazarit

Njësitë e ushtrisë së Serbisë janë vënë në gatishmëri të lartë luftarake në garnizonet e Rashkës dhe të Novi Pazarit

Mediet në Serbi bëjnë të ditur se Njësitë e Armatës së Serbisë kanë vënë në gatishmëri të lartë luftarake garnizonet e Rashkës dhe Novi Pazarit, sepse në këtë mënyrë shteti dëshiron të dërgojë një mesazh të qartë se persekutimi i popullit serb nuk do të ndodhë përsëri, tha sot ministri serb i Mbrojtjes, Nebojsha Stefanoviq, gjatë një vizite në garnizonet në ato dy qytete.  Stefanoviqi vizitoi pjesëtarët e ushtrisë serbe në garnizonet në Novi Pazar dhe Rashkë, ku mori pjesë në një prezantim me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm, Gjeneral Milan Mojsiloviq, mbi gatishmërinë e pjesëtarëve të ushtrisë për t’iu përgjigjur të gjitha detyrave dhe mbrojtur të gjithë qytetarët serbë. “Ushtria jonë nuk provokon, por është e gatshme t’i mbrojë njerëzit nëse ndodh ndonjë gjë që rrezikon jetën e tyre. Është e rëndësishme për mua të shoh që këta njerëz janë në disponim të mirë dhe të gatshëm. Pajisjet dhe teknikat që kemi prokuruar janë në duart e duhura të profesionistëve”, tha ministri serb.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …