Njoftim mbi situatën e menaxhimit të mbeturinave në territorin e komunës së Ferizajt  

Komuna e Ferizajt, tash e disa ditë me radhë, po përballet me grevën e punonjësve të pastrimit të Kompanisë “Pastërtia”, për të cilën, vazhdueshëm, si institucion kemi shprehur gatishmërinë tonë që ta trajtojmë, duke zhvilluar disa herë takime me këshillin grevist, ashtu që të tejkalohet kjo situatë. Kërkesat ndonëse të pashkruara të këshillit grevist, i kemi marr përsipër t’i trajtojmë në vartësi të kompetencës sonë ligjore e buxhetore, por që bisedimet e deritanishme me këshillin grevist kanë rezultuar si të pasuksesshëm. Të përballur me situatën e rënduar me menaxhimin e mbeturinave, duke qenë edhe obligim ligjor i Komunës ky aspekt, Kompania “Pastërtia” ka angazhuar kompani private për largimin e mbeturinave, por që vet greva si e tillë, ka sjellë e po sjellë vazhdueshëm dëme të parikuperueshme edhe financiare për kompaninë. Duke qenë kështu, njoftojmë qytetarët e Komunës së Ferizajt, se Komuna e Ferizajt, vazhdueshëm është shprehur e gatshme të ulet në tryezën e diskutimeve me këshillin grevist, vazhdueshëm e kemi vënë theksin tek nevoja e komunikimit, për të tejkaluar këtë situatë, andaj edhe përpjekjet tona janë maksimale në kuadrin ligjor, për të tejkaluar këtë situatë me menaxhimin e mbeturinave.

 

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë PMN Sh.P.K

Komuna e Deçanit ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë PMN Sh.PK. “Nënshkruam kontratën me kompaninë …