Njoftim nga ANP “Adem Jashari”

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” – Limak Kosovo, njofton të gjithë qytetarët të cilët kanë udhëtuar përmes këtij aeroporti se nëse kanë humbur valixhet e tyre dhe akoma kanë raportin nga zyra e “Lost and Found{ apo dokumente tjera që dëshmojnë një gjë të tillë, të lajmërohen në aeroport deri më datën 12 Janar 2021 për të vazhduar procedurat e identifikimit dhe tërheqjes së valixheve të tyre.

Valixhet të cilat kanë mbetur në aeroport më shumë se 6 muaj dhe nëse pronarët e tyre nuk lajmërohen deri në datë 12 Janar 2021, atëherë këto valixhe do të jepen donacion Shoqatave Humanitare që ushtrojne veprimtaritë e tyre në Kosovë.

Për cdo të dhënë shtesë ju lutem të kontaktoni zyren e ‘Lost and Found’ në aeroport në numër të telefonit 049 911 193 apo përmes e-mailit në: [email protected]

Kontrolloni gjithashtu

Këshilli i Drejtorëve në Malishevë mban mbledhjen e rregullt, në fokus “Epopeja e UÇK-së”

Sot, Këshilli i Drejtorëve i Komunës së Malishevës, nën drejtimin e kryetarit Ekrem Kastrati, ka …