Njoftim nga Komuna e Vitisë për punëtorët e sektorit publik

Bazuar në konkluzionin e takimit të datës 03.09.2021 të Komitetit për Koordinimin dhe vlerësimin e situatës me pandeminë Covid-19 njoftohen gjithë punëtorët e sektorit publik se nga data 13 shtator 2021, të gjithë punëtorët e institucioneve publike si dhe personeli i ndërmarrjeve publike në komunën e  Vitisë  duhet të posedojnë njërën nga dëshmitë si më poshtë, në mënyrë që t’ju lejohet hyrja në ambientet e punës:

1.Certifikatën e vaksinimit për vaksinimin e plotë ose marrjen e një doze të vaksinës kundër COVID-19;

2.Testi RT-PCR negativ për COVID-19, jo më i vjetër se 72 orë;

3.Dëshmi se personi ka kaluar COVID-19 (test RT-PCR pozitiv i lëshuar jo më pak se 21 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë ose rezultati pozitiv i testit të antitrupave Serologjik – IgG, i lëshuar më së shumti para 30 ditëve;

4.Testi i shpejtë antigjen negativ, jo më i vjetër se 48 orë.

Kontrolloni gjithashtu

Në QKMF-në në Ferizaj ishin për vizitë Dr. Edita Haxhiu – përfaqësuese nga OBSh, Dr. Fetije Fetaj nga IKShPK dhe një përfaqësuese nga UNICEF-i

Në shërbimin e vaksinimit në Ferizaj ishin për vizitë Dr. Edita Haxhiu – përfaqësuese nga …