NJOFTIM PËR AKSION GJITHËPËRFSHIRËS PËR LARGIMIN E MBETURINAVE DHE DEPONIVE ILEGALE

Komuna e Skenderajt njofton qytetarët se me 22 Prill, në Ditën Ndërkombëtare të Tokës, do të organizohet një aksion gjithëpërfshirës për largimin e përhershëm të mbeturinave dhe deponive ilegale në të gjithë territorin e komunës.

📅 Data: 22 Prill

🕘 Ora: 10:00

Ky aksion ka për qëllim:

* Eliminimin e deponive ilegale

* Përmirësimin e pastërtisë dhe mbrojtjen e mjedisit

* Rritjen e vetëdijes qytetare për ruajtjen e ambientit

Në këtë aktivitet do të angazhohen:

* Institucionet komunale

* Ndërmarrjet publike

* Shkollat

* Policia

* Bizneset dhe organizatat lokale

* Qytetarët

Ftohen të gjithë qytetarët e Komunës së Skenderajt që të bëhen pjesë aktive e këtij aksioni, duke kontribuar në pastrimin e hapësirave publike dhe në krijimin e një mjedisi më të pastër dhe më të shëndetshëm për të gjithë.

Së bashku për një Skenderaj më të pastër!

Kontrolloni gjithashtu

U përkujtua dëshmori Kemajl Azizi

Në 27-vjetorin e rënies heroike të dëshmorit të kombit, Kemajl Azizi, Kryetari i Komunës së …