Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur në një takim vëllazëror shefin e Shtabit të Forcat e Armatosura të Shqipërisë, gjenerallejtënant Arben Kingji. Gjatë takimit, gjeneral Jashari shprehu mirënjohje për vizitën dhe vlerësoi rolin e homologut të tij në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy ushtrive, duke theksuar mbështetjen e vazhdueshme vëllazërore të Shqipërisë ndaj FSK-së. Të dy palët diskutuan zhvillimet aktuale në fushën e sigurisë, si dhe rolin e FSK-së në ruajtjen e stabilitetit në Kosovë dhe kontributin në sigurinë rajonale. Në këtë kuadër, u vlerësua edhe angazhimi i pjesëtarëve të forcave të armatosura, përfshirë garën “Ushtari më i mirë”, ku fituesve iu ndanë certifikata mirënjohjeje. Në përmbyllje, të dy gjeneralët riafirmuan gatishmërinë për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit mes dy forcave, me qëllim forcimin e kapaciteteve mbrojtëse dhe rritjen e sigurisë rajonale.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
