Njoftim për dezinsektim në Plloqicë të Ulët, Mleqan, Balincë dhe Llazicë

Njoftohen banorët e fshatrave Plloqicë e Ulët, Mleqan, Balincë dhe Llazicë, se në ditët në vijim, do të bëhet dezinsektimi kundër rriqrave. Dezinsektimi i hapësirave publike dhe private, bëhet në kuadër të zbatimit të strategjisë nacionale për luftimin dhe parandalimin e etheve hemorragjike krime kongo (EHKK). Luten qytetarët për marrjen e masave preventive, në veçanti bletarët, për kujdes të shtuar ndaj bletëve, gjatë orarit të dezinsektimit, që fillon nga ora 08:00 dhe zgjatë deri në ora 12:00.

Dezinsketimi do të bëhet sipas këtij orari:

12.05.2020- në Plloqicë të Ulët dhe Mleqan

13.05.2020- në Balincë dhe

14.05.2020- në Llazicë

Për çdo ndryshim eventual të orarit, do të njoftoheni me kohë.

Kontrolloni gjithashtu

AAKV “Kastriotët” fitojnë dy çmime në manisfetimin kulturor-sportiv “Flakadani i Karadakut

Mbrëmë në edicionin e 23-të të festivalit të këngëve dhe valleve burimore shqipe, “Flakadani i …