Njoftim për mbajtjen e takimeve publike me qytetarë me banorë të fshatrave: Radostë, Gexhë dhe Ratkoc

Në mbështetje të nenit 68, paragrafi 68.1 i Ligjit Nr.03L-40 për Vetëqeverisje Lokale të Republikës së Kosovës (Gazeta zyrtare e Republikës së Kosovës Nr.28/2008), nenit 17 dhe nenit 18 paragrafi 1, pika 1.7, të Statutit të Komunës së Rahovecit Nr. 1005, të datës: 29.03.2017, Udhëzimit Administrativ (MAPL) Nr.06/2018 për Standardet Minimale të Konsultimet Publike në Komuna, kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi organizon takime publike me qytetarë për kërkesat e tyre dhe ecurinë e projekteve në këto fshatra: Radostë, Gexhë dhe Ratkoc. Duke e pasur parasysh përkushtimin për përmbushjen e kërkesave të qytetarëve, Kryetari Latifi përdor mekanizma të këshillimeve dhe pjesëmarrjes së drejtpërdrejtë të qytetarëve në takime, për vlerësimet dhe propozimet për çështje të interesit të tyre. Duke qenë pjesë e këtyre takimeve, ftohen qytetarët të japin kontributin e tyre! Tema e takimeve: Kërkesat e tyre dhe ecuria e projekteve për vitin 2022.

Takimet mbahen në:

  1. Radostë – Objekti SHFMU “Skender Kastrati”, në orën- 17:00

  2. Gexhë – Objekti SHFMU “Skender Kastrati”, në orën-18:00

  3. Ratkoc -Objekti Shtëpia e Kulturës ” Jah Hoti” , në orën-20:00

Jeni të mirëpritur! Njoftimin mund ta gjeni të publikuar në ueb faqen zyrtare në këtë vegëz: https://kk.rks-gov.net/…/Njoftim-per-mbajtjen-e.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …