leoni

Njoftim për qytetarë rahovecas për takim me përfaqësuesin e Institucionit të Avokatit të Popullit

Njoftohen qytetarët e komunës së Rahovecit se më 15 shkurt 2022, ditë (e Martë ), mund ta takojnë përfaqësuesit e Institucionit të Avokatit të Popullit. Takimi me qytetarët do të mbahet në katin e parë të objektit të ri të administratës komunale të Rahovecit, në Zyrën për të Drejtat e Njeriut, duke filluar nga ora 09:00 deri në ora 10:00. Avokati i Popullit pranon ankesat që kanë të bëjnë me shkeljen e të drejtave të njeriut apo keqpërdorim të pushtetit ndaj individëve nga ana e institucioneve të Republikës së Kosovës. Çdo qytetar mund t’i parashtrojë ankesë Avokatit të Popullit.

Për informata shtesë:

Zyra Qendrore në Prishtinë : 038 223 782

Zyra Rajonale në Gjakovë:0390/327 698; Mobil: 044/122 497

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi në 25-vjetorin e rënies, ka nderuar kujtimin për luftëtarin e UÇK- së dhe dëshmorin e kombit, Sadri Fazli Krasniqi

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashku me familjarë, bashkëpunëtorë e miq, në 25-vjetorin …