Njoftim për repelimin e kafshëve në pjesët e mbetura në Gurbardh dhe Senik

Njoftohen fermerët në Gurbardh dhe Senik të komunës së Malishevës, të shtune me 25 qershor, do të bëhet repelimi i kafshëve. Ky është cikli i tretë i repelimit të kafshëve dhe repelimi bëhet në kuadër të zbatimit të strategjisë për luftimin dhe parandalimin e etheve hemorragjike krime kongo (EHKK). Luten të gjithë pronarët e kafshëve, që të mos ti lëshojnë kafshët, deri në repelimin e tyre, pasi nesër është dita e fundit e ciklit të tretë të repelimit. Shtabi komunal në Malishevë për luftimin dhe parandalimin e EHKK, ju bën thirrje të gjithë fermerëve apo pronarëve të kafshëve, në të gjitha fshatrat, ku për shkaqe të ndryshme nuk kanë arritur të kryhet ky proces, që të lajmërohen gjatë ditës së shtune, për të kryer repelimin e kafshëve të tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor Komunal të Arsmit 2024 – 2027

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor …