Njoftim për ushtrim fushor të Ushtrisë së Kosovës në territorin e Komunës së Malishevës

Njoftohen qytetarët e Komunës së Malishevës, se Brigada për  Reagim të Shpejt (BRSH), organizon dhe realizon Trajnimin “Simboli i Ujkut-2018” nga data 16.12.2018, deri më  21.12.2018. në territorin e komunave: Gjakovë, Deçan, Malishevë, Rahovec, Klinë, Skenderaj dhe Istog.

Gjatë këtij trajnimi, lëvizjet e pjesëtarëve të BRSH do të jenë ditën dhe natën (24 orë) dhe do të ketë të shtëna me armë (municion shkollor), prandaj njoftohen qytetarët e Komunës së Malishevës që të mos shqetësohen ngase janë marrë të gjitha masat e sigurisë, dhe se ato të shtëna vijnë nga pjesëtarët e Ushtrisë së Republikës së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi mbajti mbledhjen e radhës me drejtorët e drejtorive

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, mbajti mbledhjen e përjavshme me drejtorët e drejtorive, …