KPF- në Malishevë mbajti mbledhjen e VIII ( të rregullt)

Në  mbledhjen  e VIII (Tetë)  të rregullt të  Komitetit për Politikë dhe Financa në komunën e Malishevës, për  vitin2018 i kryesuar nga  Kryesuesi Rrahim Morina,  u miratua rendi i ditës edhe me pika shtesë. Informimi për realizimin e Planit të Punës së Kuvendit për vitin 2018. Shqyrtimi dhe miratimi i Planit të Punës së Kuvendit të Komunës për vitin 2019. Shqyrtimi dhe miratimi përfundimtar i Draft-Rregullores për Taksa, Ngarkesa dhe Gjoba Komunale për vitin 2019. Anëtarët e KPF-së shqyrtuan secilën pikë veç e veç, si dhe rekomanduan për mbledhjen e ardhshme të KK- Malishevës pikat. Pagesat për pensionistët e arsimit dhe të tjerët si dhe Rregulloren për tokat bujqësore, njëkohësisht, rekomanduan edhe disa  kërkesa të qytetarëve drejtuar Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF), për mbledhjen e radhës të Kuvendit.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të sajë që ta shfrytëzojnë kohen e mbetur për regjistrim

Komuna e Deçanit ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të sajë që ta shfrytëzojnë kohen …