leoni

NJOFTIM PUBLIK LIDHUR ME MBLEDHJEN E -II- TË RREGULLT TË KUVENDIT KOMUNAL TË VITISË

Njoftohen qytetarët e Komunës së Vitisë se mbledhja e -II- rregullt e Kuvendit Komunal të Vitisë, do të mbahet me datë; 26.02.2021, (e Premte), duke filluar në ora 10:00. Mbledhja do të mbahet në Sallën e Kuvendit, në Shtëpinë e Kulturës “Gursel e Bajram Sylejmani” në Viti. Kjo mbledhje është e hapur për publikun. Për këtë mbledhje kryesuesi propozon këtë:

R e n d d i t e

  1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e parë e KK-së.

  2. Informatë (Raport) e zyrës se kryetarit të Komunës së Vitisë janë-dhjetor 2020.

  3. Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim rregullores për përkujdesjen dhe mbrojtjen e fëmijës.

  4. Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit për miratimin e Statutit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Viti

  5. Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit paraprak për dhënien në shfrytëzim të pronës komunale përmes ankandit publik (parkingjet publike).

  6. Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit për formimin e komisionit vlerësues dhe zbatimin e procedurave për dhënien e pronës se paluajtshme te Komunës në shfrytëzim (parkingjet publike).

Të gjitha propozim dokumentet janë te publikuar në uebfaqen e komunës së Vitisë në këto vegëza:

https://kk.rks-gov.net/…/Ftesa-dhe-matriali-per-mbledhjen-e…

https://kk.rks-gov.net/…/Matriali-per-mbledhjen-e-II-te-KK-…

Kontrolloni gjithashtu

Nënshkruhet Memorandum i Mirëkuptimit në mes të Komunës së Vitisë dhe organizatës “CNVP”

Sot, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim Xhevat Lushin – …